26 Tetor 2016 - 17:39
Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Koha.net, ka treguar se si e shohin dialogun me Serbinë, pas propozimit të Edita Tahirit që faza e tretë e bisedimeve të përbëhet nga një ekip negociatorësh sikur “Ekipi i Unitetit” në kohën e bisedimeve të Vjenës, transmeton Koha.net.
“Çështja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje e grupeve dhe ekipeve që marrin pjesë në bisedime. AAK kur ka besuar se dialogu është në rrugë të mirë, e ka pasur përfaqësuesin e vet në bisedime. Më pas kur ka besuar se dialogu ka degjeneruar në diçka tjetër, e ka tërhequr përfaqësuesin e saj”, ka thënë Nitaj.
Shtyllë kryesore të bisedimeve, Nitaj e sheh çështjen e formatit dhe përmbajtjes së bisedimeve. E kjo gjë, sipas tij, dy vjetët e fundit ka dështuar për sukses të Kosovës.
Që AAK të mbështesë dialogun, pa e vënë kush pjesëmarrjen, është ndërrimi i formatit dhe përmbajtjes së përmbajtjes, që qëllim kanë njohjen e Kosovës.
“Duhet ndërruar formati e jo e çështjes kush me marrë pjesë në ekipet që do të zhvillojnë bisedime. Nëse bisedimet me Serbinë ndërrojnë format dhe përmbajtje, e që qëllim final kanë njohjen e ndërsjellë e Kosovës, atëherë AAK do të ishte në gjendje të mbështesë këtë proces, pa marrë parasysh se a do të jetë vetë pjesë e ekipeve, në të kundërtën nuk do të jemi pjesë e grupeve me këtë format”, ka përfunduar Nitaj për Koha.net.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...