“Debati në Kuvend për vlerat e UÇK-së, ndërhyrje në gjyqësor”

26 Tetor 2016 - 16:51      

Organizata Demokraci Plus (D+), reagon me shqetësim ndaj vendimit të sotshëm të Kryesisë së Kuvendit për organizimin e seancës së jashtëzakonshme që për pretekst kanë vendimet e fundit të organeve gjyqësore në rastet e njohura si „Drenica 1 dhe 2“.

“Ky veprim i Kuvendit cenon rëndë pavarësinë e pushteteve të pavarura të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës. Trajtimi dhe debati politik i vendimeve të institucioneve të pushtetit gjyqësor është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pushtetin gjyqësor dhe paraqet praktikë të rrezikshme për të ardhmen e vendit”, thuhet në një reagim të Demokraci Plus, transmeton kp.

Kjo organizate që monitoron punën e Kuvendit rikujton se ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm ku Kuvendi i Kosovës hapur dhe drejtpërdrejt i ndërhyn gjyqësorit.

“Praktika të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën në raste të ngjashme si debati parlamentar për rastin ‘Kiqina’. Ky debat dhe të tjerët të ngjashëm tregon për shpërfilljen e hapur të partive politike dhe Kuvendit të Kosovës për pushtetin gjyqësor”.

Demokraci Plus i bën thirrje institucioneve tjera, me theks të veçantë institucionit të Presidentit të vendit, që si garant i funksionimit kushtetues të institucioneve, të shfrytëzoj autoritetin e tij që praktikat e tilla jo-demokratike të marrin fund në jetën politike dhe institucionale në Kosovë.

Po ashtu D+ kërkon reagimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në lidhje me këtë rast, pasi që mos reagimi nga ana e këtij institucioni do të mund të dërgonte mesazhin se këto institucione i nënshtrohen urdhrave të politikës e në këtë rast Kuvendit të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...