Shteti ligjor dhe shoqëria e shëndoshë po sfidohen nga terrorizmi

26 Tetor 2016 - 15:16      

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka marr pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE.

Në hyrje të fjalimit të tij, Çelaj përmendi faktin se shteti ligjor dhe shoqëria e shëndoshë janë duke u sfiduar nga dukuri të reja negative siç është ekstremizmi i dhunshëm apo terrorizmi të cilat po sfidojnë edhe politikbërësit dhe vendimmarrësit.

“Sfida e shekullit 21 që i referohet terrorizmit dhe ekstremizmit janë trajtuar me kujdes edhe nga Ministria e Drejtësisë gjatë hartimit të legjislacionit, veçanërisht në kuadër të Kodit Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, ku janë paraparë veprat penale kundër Terrorizmit, duke filluar nga neni 135 deri ne 145”, theksoi Çelaj.

Më tej Çelaj përmendi se Ministria e Drejtësisë ka në mandatin e saj krijimin e legjislacionit si dhe në kuadër të saj ka edhe Agjencionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe atë Sprovues të Kosovës.

Në përputhje me kompetencat që ka dhe nga vlerësimet dhe analizat e bëra që të tentohet të parandalohet radikalizmi dhe ekstremizmi në mënyrë të veçantë tek të burgosurit, ka hartuar Strategjinë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale 2016-2020 në të cilën këto çështje janë trajtuar me theks të veçantë dhe e cila tani më është në përfundim.

“Këto dy agjencione janë institucione shumë të rëndësishme në luftën kundër ekstremizmit, terrorizmit dhe radikalizmit pasi që një nga detyrat e tyre është edhe vet rehabilitimi gjegjësisht riintegrimi i kryerësve të këtyre veprave penale”, tha Çelaj.

Ai shtoi po ashtu se këto dy agjencione duhet të kenë strategji të veprimit dhe trajtimit të këtyre të burgosurve e cila do të specifikonte mënyrën e trajtimit të tyre dhe e cila do të jepte përgjigje në pyetjen se këta të burgosur a duhet të vuajnë dënimin në një qeli apo program të njëjtë me të dënuarit e tjerë apo duhet të izolohen vetëm kryerësit e kësaj vepre penale.

Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri Çelaj theksoi se Ministria e Drejtësisë zotohet se do jete në hap me kohën për luftim të dukurive negative në Kosovë, përmes hartimit të politikave dhe legjislacionit, konform standardeve më të avancuara ndërkombëtare dhe është e hapur për çfarëdo bashkëpunimi në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët, luftimi i ekstremizmit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...