Foto: Koha

Nesër në ora 10 seancë e jashtëzakonshme për grupin “Drenica II”

26 Tetor 2016 - 14:46      

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që nesër, me fillim nga ora 10:00, të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të debatohet për grupin “Drenica II”.

“Seanca e cila ishte menduar të thirret sot si debat për vlerat e UÇK-së pas vendimit të djeshëm të gjykatës për grupin e Drenicës. U dakorduam që kjo seancë të thirret nesër në orën 10:00 për shkak se sonte është gati e pamundshme të thirren deputetët”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.

Ajo tha se në parim të gjithë janë pajtuar dhe tha se janë mbledhur 40 nënshkrime ndërsa shumica nga to, sipas Dërgutit, “janë të atyre që kanë votuar për Gjykatën Speciale”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kanë pranuar një kërkesë nga GP i PDK-së, me 40 nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për zhvillimet e fundit dhe për grupin e Drenicës.

“Kjo seancë do të jetë nëse në ora 10”, konfirmoi ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...