Kosova prezanton kushtet për dialogun me Serbinë

26 Tetor 2016 - 14:41      

Edita Tahiri, ministre për dialog, ia ka dorëzuar komisionit dokumentin e njëjtë që e ka dorëzuar në fazën e tretë të dialogut në Bruksel.

Ky dokument përmban 4 pikat kyçe apo kushtet e Kosovës për fazën e katërt të bisedimeve me Serbinë.

1. Vendosja e kufirit mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë

2. Respektimi i fqinjësisë dhe mos ndërhyrja dhe ndërprerja e ndërhyrjes së saj në Kosovë

3. Bashkëpunimi në fushat me interes në të dyja vendet.

4. Reperacionet e luftës dhe në kuadër të secilës do të futen edhe garancitë. Këto garanci të cilat Kosova i ka kërkuar nga BE-ja janë njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe kjo duhet të bëhet me kushtëzimin e anëtarësimit të saj në BE, pamundësimin e saj që të pengojë vendin në anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB, si dhe ato të sportit e kulturës dhe e fundit është heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë.

Këtë dokument për herë të parë e ka marrë komisioni parlamentar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...