Foto: Koha

Tahiri: Serbia do të obligohet në Bruksel të tregojë se ku janë të pagjeturit

26 Tetor 2016 - 14:04      

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të krijohet pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk do të ketë Asociacion të komunave serbe pa u zbatuar 3 marrëveshjet të cilat Serbia i ka bllokuar. Nuk ka nisur asnjë proces për krijimin e Asociacionit dhe as që do të nis pa u zbatuar këto marrëveshje të cilat Serbia duhet patjetër t’i zbatoj pasi obligohet nga kapitulli 35 i BE-së, në të kundërtën do ta bllokoj veten”, ka thënë Tahiri para anëtarëve të Komisionit, raporton KTV.

Ndërkaq, ajo ka konfirmuar se çështja e parë që do të diskutohet në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel është çështja e të pagjeturve.

“Serbia do të obligohet të tregojë vendndodhjen e të pagjeturve shqiptarë”, ka thënë ajo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...