
26 Tetor 2016 - 13:00
Po sipas tij, nga viti 2013 e deri tash në Kosovë janë arrestuar 127 persona për pjesëmarrje në radhët e ekstremistëve terroristë në luftërat e atjeshme.
“Numri i përgjithshëm i Kosovarëve që kanë udhëtuar për zonat e luftës konsiderohet të jetë 316, në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmijë. Në këtë numër janë regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë nënshtetësi të dyfishtë. Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është 140, përfshirë 75 persona që dyshohen se në mënyrë aktive janë përkrah organizatave terroriste të përcjellë nga gratë dhe fëmijët e tyre. Aktualisht atje janë 38 gra dhe 27 fëmije. Sipas të dhënave që i kemi 58 shtetas të Kosovës të jenë vrarë. Shumica prej tyre besohet të jenë vrarë nga terroristet për arsye se kanë dashur të ikin. Mosha e qytetarëve të Kosovës të cilët janë vrarë sillet prej 18 deri në 27 vjeç, shumica prej tyre me gjendje të rëndë ekonomike, sociale, kryesisht me një edukim të ulët, dhe një pjesë e tyre kanë të kaluar kriminale”, ka thënë Rama.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...