Foto: Koha / arkiv

Qeveria e kënaqur me ngritjen në ranglistën e të bërit biznes në Kosovë

26 Tetor 2016 - 12:08      

Qeveria ka mirëpritur raportin e fundit e të bërit biznes me të cilin Kosova është ngritur për 4 vende me lartë se një vit më parë.

Ngritja nga vendi i 64 në atë të 60, sipas kryeministrit Isa Mustafa, tregon për punën që është bërë në reformimin e një numër fushash me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për bizneset.

Mustafa ka deklaruar se institucionet do të vazhdojnë punën për të bërë më shumë reforma, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e rangimit të Kosovës në raportin e ardhshëm, raporton KTV.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka deklaruar se ka pasur përmirësime të ndjeshme në regjistrimin e biznesit, pagimin e tatimeve, tregtinë përtej kufijve, falimentimin e biznesit, mirëpo ka pranuar se vendi ka ngecur në dhënien e lejeve të ndërtimit, energjia elektrike, mbrojtja e investitorëve të vegjël, si dhe zbatimi i kontratave, ani pse sipas saj, disa ligje që janë miratuar pas majit të këtij viti nuk janë marrë parasysh në këtë raport. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...