26 Tetor 2016 - 12:00
Haxhiu ka thënë se ministria e saj ka vazhduar ta luftojë korrupsionin, derisa ka shtuar se sivjet kontrabanda është në nivelin më të ulët, krahasuar me vitet e kaluara, por deputetët e opozitës, Albulena Haxhiu dhe Pal Lekaj, e kanë pyetur për sistemin e dobët të drejtësisë dhe gjykimet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, me të cilat po njolloset lufta e tyre.
“Shqetësim për mua kanë qenë problemet që Kosova ka me procesin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë po përkeqësohet dhe po shndërrohet si lavatriçe për ata që kanë përfituar në kurriz të qytetarëve siç është rasti i Nuhi Ukës që u shpall i pafajshëm nga gjykata në Prizren. Meqë jeni drejtuese e Ministrisë së Drejtësisë a keni në plan propozimin e një projekti ligjor që ka për qëllim ç’kapjen e sistemit të drejtësisë nga njerëz të caktuar” , ka pyetur Albulena Haxhiu.
Ju po parashihni që zyrën e komisionit disiplinorë ta vendosni në kthetrat e ministrisë dhe kjo është shpallur si shqetësim me zyrën e prokurorit disiplinorë. A po bëni vlerësime paraprake për zbatimin e ligjeve sepse shumë shpesh po na sillen plotësim ndryshime të ligjeve. Ish ministri Hajredin Kuqi ka thënë se shumë shpejt do të ketë një ligj Antimafia. A keni hequr dorë dhe nëse po, pse?”, ka pyetur ajo.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka pyetur ministren e drejtësisë për 200 mijë lëndët e pazgjedhura.
“Është praktikë e ministrave me ardhë me duar në xhepa e nuk na sillet asgjë me shkrim. Dua të di a janë 200 mijë lëndë te pazgjidhura dhe gjyqtarët e prokurorët a janë të politizuar dhe si do të ndryshohet kjo. Na tregoni se çka do të bëhet me gjyqtarët e veriut dhe pse kjo neglizhencë e juaj ndaj kësaj çështje. Ne kemi thirr mbledhje të jashtëzakonshme dhe kemi nxjerrë një rezolutë për Nehat Thaçin dhe as sot nuk kemi asgjë lidhur me këtë çështje”, ka pyetur Lekaj.
Sa i përket legjislacionit nuk kemi harmonizimin të akteve nënligjore dhe çka duhet bërë që të kemi harmonizim sepse po shkaktojmë huti edhe tek gjyqtarët dhe prokurorët. A do të thotë se ky sistem i drejtësisë është para kolapsit? Zonja ministre keni punë mjaft dhe duhet t’i përvilni mëngët për punë më të mirë. A është e drejtë që kemi njerëz që padrejtësisht hyjnë në burg dhe a është tendencë kjo ndaj luftës së UÇK-së”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...