Ben Blushi i bindur se do ta rrëzojë Edi Ramën

26 Tetor 2016 - 10:43      

Ben Blushi sqaroi mbrëmë në njërin nga TV-të e Shqipërisë se ka dalë për të mundur Edi Ramën në zgjedhje. Ai tregoi se Rama është sot aty ku është si kryetar i PS-së, falë ndihmës që i dha atij, kur nuk mund ta merrte PS-në.

Pra ishte Blushi që në shtator 2005 vendosi dhe i hapi udhën për të marrë drejtimin e selisë rozë, bashkë me Gramoz Ruçin. Deputeti i vetëlarguar nga Partia Socialiste Ben Blushi ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama dhe ministra e deputetë të tjerë të PS i janë lutur në korrik të këtij viti për të mbështetur qeverinë, në rast se Ilir Meta dhe opozita do kërkonin mocion mosbesimi.

“Më janë lutur t’i mbaja në pushtet në kushtet nëse Meta do rrëzonte pushtetin”, ka thënë Ben Blushi.

Ai shtoi gjithashtu se në rastin më të parë që do të ketë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, Blushi tha se do të votojë pro për rrëzimin e Rilindjes.

“Një nga punët që unë kam bërë në jetë i ka prirë Edi Ramës se edhe për shkakun tim është aty ku është. Por s’ka kapacitet për të më gjykuar mua. Unë kam dalë për ta mundur atë dhe të gjithë si ai”, theksoi deputeti Ben Blushi.

Në të vertetë dalja e partisë së re të Ben Blushit që pritet të zyrtarizohet nga muaji nentor të këtij viti ka krijuar shumë konfuzion në selinë e PS-së dhe ka turbulluar bazën socialiste. Për të qenë korrekt me realitetin nuk besohet se Ben Blushi do jetë kryeministri i ri i paszgjedhjeve parlamentare 2017. Nuk besohet se mund të marrë me shumë deputetë se PS, LSI dhe PD . Sepse është parti e re dhe e pa konsoliduar për shumë arsye, porse fryma e kësaj lëvizje antiRama do ti shkaktojë Edi Ramës humbjen e mbi 6 deri 7 mandate deputetësh nga numri që ka sot. Mjafton votat e partisë së Blushit që marrin nga “mishi” i PS-së që Edi Rama të rrëzohet.

Duket se anijen e Edi Ramës nuk ka spirancë që e shpëton nga përmbysja,sipas Blushit. Mësohet se Blushi është furnizuar me materiale e dokumenta nga kundërshtarët e fshehur të kryeministrit në Qeveri, materiale të cilat do të publikohen gjatë muajit të fushatës elektorale. Mes tyre janë edhe dy video të bëra në mjediset e kryeministrisë ku duket kryeministri në ca veprime jo kryeministrore. Blushi i zotëron dhe ka kurajon t’i publikojë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...