Balija në Beograd: Bashkëpunimi rajonal, elementi kyç për zhvillim të qëndrueshëm

26 Tetor 2016 - 10:33      

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Shpend Balija, po merr pjesë në punimet e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Regjional (RCC) në Beograd.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësi i KIE, Shpend Balija, ka theksuar se “në Kosovë, KIE në bashkëpunim me Ministritë e linjës janë të përkushtuar në përmirësimin e ambientit të biznesit, kështu duke mundësuar harmonizimin e ligjeve dhe heqjen e barrierave për investitorët e huaj”.

“Ky kontribut është një vlerë e shtuar për Kosovën, por edhe për rajonin, duke pasur parasysh se konvergjenca ekonomike e rajonit në tërësi kundrejt vendeve të BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duhet të ndodhë sa më parë në mënyrë që edhe standardi i jetesës të ngritet sa më parë për qytetarët. Zhvillimi socio-ekonomik është mënyra më e mirë për të krijuar stabilitet afatgjatë në rajon, por kjo duhet të ndodhë me një dinamikë më të përshpejtuar”, është shprehur Balija.

Takimi i Këshillit (RCC) ndër të tjera, ka për qëllim diskutimin se si të përmirësohen politikat rajonale dhe ato kombëtare të secilit shtet për të themeluar bashkëpunim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm për ta përmirësuar ambientin e të bërit biznes dhe për të tërhequr sa më shumë investime të huaja direkte (IHD).

Republika e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC – Regional Cooperation Council) u lansua zyrtarisht më 27 shkurt 2008, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore. Roli kryesor i RCC-së është që të gjeneroj dhe koordinoj projekte zhvillimi si dhe të krijojë një klimë politike të tillë që do të mundësonte një përparim të përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror në EJL, prej të cilit të mund të përfitojë e gjithë popullsia në rajon. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...