Foto: Koha

FSK-ja, reaguesi i parë në Kosovë sa i përket rrezikut nga materiet e rrezikshme [video]

26 Tetor 2016 - 09:37      

Operacionet e kërkim shpëtimit, mënjanimi i mjeteve shpërthyese, kontrollimi dhe pastrimi i materieve të rrezikshme janë disa prej detyrave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kompania e Mbrojtjes Kimike, Atomike dhe Biologjike e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së është reaguesi i parë sipas Planit të Reagimit Kombëtar në Territorin e Kosovës sa i përket rrezikut nga materiet e rrezikshme, raporton emisioni “SOT” në KTV.

Ata, kohë pas kohe, bëjnë trajnime në këtë drejtim, që pjesëtarët e FSK-së të jenë të përgatitur në mënyrë sa më profesionale dhe sipas standardeve më të larta të kërkuara për Mbrojtje Kimike, Atomike dhe Biologjike.

Për të qenë më profesionistë në këto operacione, instruktorët japin udhëzimet për pajisjet të cilat detektojnë materiet e rrezikshme si dhe si të veprohet në çdo hap në rast të ndonjë aksioni.

Për të qenë të gatshëm 24 orë, pjesëtarët e kësaj kompanie realizuan një skenar ku demonstruan një ushtrim në Kazermën e Regjimentit të Mbrojtjes Civile në Pomozetin.

Kapter Abedin Kiqina – përgjegjës për zbulim, tregon se si duhet ta sigurojnë së parë zonën në të cilën është lajmëruar se ka ndodhur një incident.

Zakonisht, në këto raste ata kanë pajisje me të cilat personeli i FSK-së është i siguruar, transmeton Koha.net. Rreshter Enver Fondaj, udhëheqës për detektim tregon detajet e vëzhgimit të vendit ku dërgohen nga dy persona.

Kjo kompani ka edhe disa detektorë të cilët u ndihmojnë në realizimin me sukses të një aksioni.

Rreshter Fatos Maloku udhëheqës i skuadrës së dekontaminimit pranë kësaj kompanie tregon se si janë të përgatitur për çfarëdo materie që bëhet fjalë.

Gjithashtu, Kompania e Mbrojtjes Kimike, Atomike dhe Biologjike e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës kujdeset edhe për inspektimin rutinë të institucioneve dhe ndërmarrjeve të cilat merren me materie të rrezikshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...