Gashi: Gjah kundër UÇK-së, më e keqja po vjen nga Gjykata Speciale

25 Tetor 2016 - 23:45      

Avokati mbrojtës i për rastin “Drenica”, Tomë Gashi, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se dënimi i Sylejman Selimit dhe të tjerëve, ka krijuar një gjendje gjahu kundër UÇK-së, ndërsa ka shtuar se puna më e vështirë do të jetë Gjykata Speciale.

Përveç Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim. Gjykata e Apelit po ashtu ia ka konfirmuar dënimet Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj të dënuar me nga tri vjet burg, ndërsa edhe Fadil Demakut dhe Nexhat Demaku iu është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet.

“Aktgjykim skandaloz, të gjithë kanë qenë gjyqtarë të EULEX-it. Ndryshimi i vetëm ka qenë zbritja e dënimit për një vit. Gjykata e Apelit për çudi nuk ka marrë për bazë asgjë tjetër përveç dëshmisë së dëshmitarit “A”. Dëshmitari ka pasur sëmundje psikike”, ka thënë Gashi.

“Ne me një milion mënyra kemi dëshmuar pafajësinë e tij, por kemi të bëjmë me Gjykata që vendimin e kanë të vizatuar në trurin e tyre. Dënimi dhe arrestimi qysh më herët kanë qenë të dënuar nga EULEX-i”, ka shtuar ai.

“Është krijuar një gjendje si gjah kundër UCK-së sepse ajo më e vështira vjen më vonë. Kur të fillojë punën Gjykata Speciale. Shumë herë do të flitet për rastet që do të gjykohen në Gjykatën jashtë territorit të Kosovës. Kjo është gjykatë tërësisht raciste, sepse do të gjykohen vetëm shqiptarët”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...