Deklarata për demarkacionin peng i LDK-së e AAK-së

26 Tetor 2016 - 07:30      

Liderët e subjekteve kryesore politike ishin nisur të martën në një takim të përbashkët në një hotel në Prishtinë, me bindjen se do t’i jepnin rrugëzgjidhje demarkacionit me Malin e Zi, çështje për të cilën pushteti e opozita kanë polemizuar prej më shumë se një viti. Kanë dalë nga takimi pa u pajtuar, shkaku i një parashtese në dokumentin që planifikonin ta firmosnin, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, LVV-së, AAK-së dhe Nismës ishin pajtuar në parim me draftdeklaratën e finalizuar pas disa takimesh të zhvilluara me ndërmjetësimin e Naim Rashitit, drejtor për Kosovë i Grupit për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit.

Sipas burimeve të gazetës, të hënën mbrëma AAK-ja kishte kërkuar që të ndërhyhej në fjalinë që flet për pajtueshmërinë rreth shqyrtimit të Marrëveshjes së demarkacionit. Ky subjekt politik ka kërkuar që fjala “shqyrtim” të zëvendësohet me “rishqyrtim”.
(Tekstin e plot mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...