26 Tetor 2016 - 07:15
Analistë nga Prishtina e vlerësojnë kërkesë të kompletuar të Bashkimit Evropian, e cila ka për qëllim arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, fillimisht teknik e më pas politik, ka shënuar pak përparim e më shumë ngecje. Në këtë kuadër janë arritur disa marrëveshje, por që nuk kanë gjetur pothuajse asnjëherë zbatim të plotë në terren.
Mediat në Serbi thonë se dialogu i Brukselit e ka afruar vendin e tyre drejt integrimeve evropiane, ndonëse e pranojnë se detyrat më të vështira Serbia do t’i ketë në kapitullin 35.
“Serbia nuk do të jetë e obliguar t’i plotësojë menjëherë, por duhet ta ketë parasysh që janë kushte që për asnjë moment nuk guxon t’i heqë nga mendja. Aq më tepër, sepse përmbushja e këtyre kushteve të ndërlidhura me Kosovën janë ‘gurë në këpucë’”, shkruan “Blic”.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...