25 Tetor 2016 - 22:45
Vendimin Abrashi e ka quajtur të mirë këtë vendim.
Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin KO95/16, kundrejt parashtruesit të kërkesës, deponuar nga ish Ministri Rashiq, përmes së cilës kërkohej vlerësimi "kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë" të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2015, të MPMS-së, ka shkruar ai.
Ky është një lajm i mirë, dhe shumë inkurajues për të vazhduar akoma më fuqishëm me reforma në funksion të mirë-menaxhimit të financave publike, dhe përkrahjen e pensionistëve, qytetarëve të Republikës që i plotësojnë kushtet për skemat respektive. Sa për informacion, me Udhëzimin Administrativ në fjalë, ne përcaktuam procedurën administrative për realizimin e njohjes së të drejtës në pension, ka thënë ai.
Gjatë ditëve në vijim, pasi edhe nxjerrim pasqyrat financiare, do të njoftoj publikun se sa milion kemi kursyer vetëm përmes këtij udhëzimi, dhe siç kam cekur edhe më herët, çka do që kursejmë, do të kthehet në pensione e mirëqenie më të lartë për pensionistët tanë, ka përfunduar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...