25 Tetor 2016 - 21:22
Demolli është njoftuar nga komandanti i kampit, nënkolonel Mehmet Lladrovci me skenarin e ushtrimit fushor. Kurse komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë kolonel Xhevahir Geci e ka njoftuar ministrin me ecurinë e zhvillimit të ushtrimit fushor, motivin dhe angazhimin e ushtarëve për të realizuar objektivat e stërvitjes si dhe kushtet e vendosjes dhe akomodimit.
“Ministri Demolli i ka përgëzuar ushtarët, oficerët e FSK-së për angazhimin e madh në realizimin e detyrave në ushtrim fushor, po ashtu ai posaçërisht ka falënderuar edhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës, për kontributin e tyre në përgatitjen, por edhe bashkëpjesëmarrjen praktike në këtë ushtrim fushor, duke ngritur nivelin e rezultateve të stërvitjeve dhe ushtrimit fushor “Shqiponja -5”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e FSK-së.
Po ashtu më këtë rast ministri Haki Demolli duke numëruar sukseset e FSK-së falënderoi dhe uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së edhe për rezultatin në stërvitjen e marshimit “Cambrian Patrol” në Vells të Mbretërisë së Bashkuar, ku togu i FSK-së u nderua me medalje të artë, duke na bërë që të ndihemi krenar.
Ministri Demolli me këtë rast ka bashkëbiseduar me ushtarë dhe oficerë për rrjedhat e ushtrimit, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.
Ushtrimi fushor “Shqiponja -5”, mbahet në disa pjesë të Kosovës si në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...