“LDK ka punë brenda vetes para zgjedhjeve”

25 Tetor 2016 - 21:05      

LDK duhet të jap përgjegjësi në dështim për ta përfunduar mandatin para se të shkoj në zgjedhje. Opinionistja, Besa Luzha në Rubikon të KTV-së duke debatuar mbi mundësinë e zgjedhjeve ka thënë se LDK fillimisht ka punë brenda subjektit.

“LDK para se të shkoj në zgjedhje ka punë brenda. Dikush duhet të jap përgjegjësi që nuk kanë arritur ta cojnë deri në fund mandatin, është përgjegjësi e elektoratit dhe strukturës së tyre”, ka thënë Luzha.

Opinionisti, Arben Ahmeti në Rubikon të KTV-së duke debatuar mbi mundësinë e zgjedhjeve ka thënë se mënyra e të menduarit në PDK e LDK është pasurimi e jo mirëqenia.

Ai ka thënë se individët aktual në katër partitë politike duhet të shkojnë në pension.

“Mënyra e të menduarit në PDK e LDK është pasurimi e jo mirëqenia”, ka thënë ai.

“Janë katër parti që përbëhen nga individë të cilët i ka bashkuar ideali për clirimin e vendit. Njerëzit e këtij ideali e kanë arritur këtë ideal dhe tash e mendojnë pasurimin e tyre. Krejt cka duhet me ju ndodh këtyre njerëzve është t’i cojmë në pension”, theksoi tutje Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...