Ç' kërkoi Haradinaj për Deklaratën e përbashkët

25 Tetor 2016 - 20:46      

Anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë , siç ka thënë, këtë sqarim për opinionin publik, pas dështimit të nënshkrimit të një deklarate të përbashkët të liderëve të Pozitës dhe të Opozitës për Demarkacionin, transmeton Koha.net.

Në këtë sqarim, Nitaj, megjithëse partitë opozitare kishin bërë të pamundurën në harmonizimin e një deklarate të përbashkët, duke u treguar bashkëpunuese e duke pranuar një dokument që nuk paragjykon rezultatin e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit, Pozita sot i është kthyer edhe njëherë këngës së vjetër "për ta lavdëruar" marrëveshjen e vet me të cilën e ka futur vendin në telashe.

“Krejt çka është kërkuar nga AAK dhe Kryetari i saj Haradinaj, ka qene që fjalës shqyrtim t’i shtoheshin dy germa (ri), kjo në frymën e përmbajtjës së dokumentit, sepse e gjithë fryma e tekstit të deklaratës, ka qenë rishikimi i një procesi, pa e paragjykuar rezultatin” ka thënë Nitaj i cili në sqarim ka sjellë edhe tekstin komplet të deklaratës që nuk është pranuar nga dy partnerët e Qeverisë së Koalicionit:
Deklarata

Në frymën e dialogut të brendshëm politik dhe me qëllim të zhvillimit dhe konsolidimit demokratik, forcimit të institucioneve te Kosovës, avancimit të integrimeve euroatlantike dhe ruajtjes e kultivimit të marrëdhënieve me të gjithë partnerët rajonalë e ndërkombëtarë.

Subjektet politike parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën (NISMA), zotohen se do të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Subjektet politike parlamentare do të punojnë së bashku me qëllimin e arritjes së konsensusit në çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Palët nuk ndërmarrin veprime për këtë çështje, për sa kohë që dialogu vazhdon.

Subjektet pajtohen që (ri)shqyrtimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, të jetë në përputhje me integritetin territorial dhe ligjet e Kosovës, interesat dhe proceset integruese te vendit, dhe parimin e respektimit reciprok mes Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi për fqinjësi të mirë dhe partneritet, si dhe parimin e së drejtës ndërkombëtare.

Subjektet pajtohen të punojnë së bashku në frymën e vullnetit të mirë, derisa hollësitë (mekanizmat) për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit do të përpunohen brenda pak ditësh. Ftojmë edhe subjektet e tjera për bashkëpunim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...