25 Tetor 2016 - 20:02
OJQ "Parlamenti alternativ i qytetarëve” në qendrën e qytetin Paraqin në Serbi ka vendosur transparentin me përkrahje të Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në pëlhurë të madhe 24 metra katrorë është vendosur fotoja e Trumpit me mbishkrimin “Luani kundër gjarprit ", aludim në Trumpin dhe në Hillary Clinton.
“Përkrahim Trumpin pasi nuk duam që Clintonët sërish të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë dhe të zhvillojnë politikën e njohur ndaj Serbisë. Për qytetarët e Serbisë nuk është njësoj kush do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA “, thotë kryetari i kësaj OJQ-je Milan Iliq, shkruan gazeta “Blic” e Beogradit e cila, me fjalët e tij, përkujton pësimet e Serbisë gjatë bombardimeve të NATO –s.
Ai thotë se qëndrimin dhe sjelljen e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq kur Bill Clinton ia rrahu krahët, nuk mund ta arsyetojë.
“Jemi kundër kësaj, nuk pajtohemi me këtë qëndrim të Vuçiqit dhe as me shumë konkluzione të mundshme të Clintonit që ka mundur t’i nxjerrë nga sjellja e tillë e Vuçiqit”, ka sqaruar ai.
Iliq vlerëson se 95 për qind e qytetarëve të Serbisë e të Paraqinit përkrah Trumpin, ndërsa përkrahja për Clinoton mund të numërohet me gishtërinj.
“Absolutisht nuk kam takuar njeri të jetë për Clintonin. Pasi që Sarajeva e Prishtina janë zbukuruar me fotografitë familjare të Clintonëve, mendoj se kjo është mënyra që edhe ne të shprehim qëndrimin tonë. Do të jemi të hidhëruar nëse fitojnë Clintonët”, thotë ai.
Paraqini është i njohur për shqiptarët e Kosovës. Në këtë qytet, në vitin 1987 u shënua vrasja e parë e ushtarit nga Kosova, Aziz Kelmendi. Ai, pastaj u akuzua të kishte vrarë katër pjesëtarë të ish – Armatës jugosllave. Kjo vrasje shënon edhe fillimin e vrasjeve dhe helmimeve të ushtarëve shqiptarë në APJ e cila nëpër gjithë ish – Jugosllavinë, komandohej kryesisht nga eprorë serbë.
© KOHA

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...