25 Tetor 2016 - 19:25
Pavarësisht kostos së lartë dhe kohës së gjatë për t’u finalizuar, Ministria e Arsimit sërish ka nënshkruar një kontratë pune në vlerë prej rreth 35 mijë euro në tenderin e shpallur me titull “Punë shtesë për shkollën fillore Turiqec, Skenderaj”, me operatorin ekonomik “Arian-Comerc” nga Prishtina.
Drejtori i kësaj shkolle, Fadil Beqa, thotë se ndonëse janë të kënaqur me objektin e ri, ka ende shumë punë për t’u bërë.
Se cilat janë punët shtesë dhe ku kanë ngecur punimet, që Ministria ka kontraktuar një operator ekonomik, KTV-ja nuk mori përgjigje.
Ndërkaq, po ashtu në kontratën e punës nuk kishte kurrfarë numri të telefonit të kompanisë së kontraktuar për të marrë më shumë informacione.
Objekti i ri i kësaj shkolle i ka gjithsejtë 28 klasë dhe 3 kabinete funksionale. Objekti i vjetër i shkollës është rrënuar dhe aty pritet të investohet në sallën e Kulturës Fizike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...