Tenderi i katërt i Policisë së Kosovës për furnizimin me këpucë [video]

25 Tetor 2016 - 19:22      

Me 17 nëntor, Policia e Kosovës do të tentojë të përzgjedhë furnizuesin e saj për këpucë, pas gati 2 vjetësh dështim, raporton KTV.

Pavarësisht gjykimeve dhe rigjykimeve të bëra në gjykatën e tenderëve dhe 3 herë anulimin e këtij tenderi, Policia e Kosovës është detyruar të nisë nga e para procesin e tenderimit dhe ofertat do të hapen më 17 nëntor.

Pavarësisht që kompania SOLID tri herë dështoi të marrë këtë tender, u ankua në Gjykatën Themelore, duke kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ, me pretendimin se kishte dëme të pariparueshme.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e kësaj kompanie.
Të njëjtën përgjigje SOLID-i e mori edhe nga Gjykata e Apelit, e cila ndër të tjera theksoi se pretendimet ankimore nuk kanë ndikim për të vendosur për një mënyrë tjetër dhe se ankesa refuzohet derisa aktvendimi i Themelores të vërtetohet si i drejtë dhe i ligjshëm.

Por pavarësisht që kërkesa e tyre për pezullim u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit, Solid ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi edhe nëse rasti do disa vjet për t’u zgjidhur.
Tenderi në gushtin e 2015-ës ishte anuluar me pretendimin se ishte kurdisur, pasi kompania që ishte me çmim më të ulët e që ishte distributori i “Solidit”, u tërhoq nga gara pa shpjegim.


Tender i katërt i Policisë së Kosovës për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...