Mospajtime e zënka ndërmjet ashkalinjve e egjiptianëve [video]

25 Tetor 2016 - 19:19      

Pasditen e së hënës, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, dhe deputeti Veton Berisha, kanë pasur një zënkë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

Fillimisht ka qenë zv/ministri Qazim Rrahmani ai që e ka akuzuar deputetin Berisha për sulm fizik ndaj tij.
Por, sipas deputetit Veton Berisha, dhe sipas video-xhirimeve të Kuvendit, këtu nuk ka pasur përleshje fizike.
Berisha ka thënë se kjo skenë ka qenë e përgatitur nga Qazim Rrahmani.

Deputeti Berisha ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të marrë masa ndaj zv/ministrit Rrahmani, duke e krahasuar këtë të fundit me ish -ministrin Aleksandar Jabllanoviq.

Ndërkaq, Qazim Rrahmani, i cili e ka lajmëruar rastin edhe në Polici, për arsye personale nuk ka mundur të flasë për KTV-në.
Kjo zënkë e Rrahmanit dhe Berishës është pasojë e debatit që po zhvillohet mes ashkalinjëve dhe egjiptianëve.
Ashkalinjtë po e mohojnë identitetin e komunitetit egjiptian.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...