Ministrja Bajrami thotë se nuk mund t’i bëhet reciprocitet Serbisë [video]

25 Tetor 2016 - 19:15      

Zgjatja në pafundësi e marrëveshjes së kodit telefonik dhe pamundësia e shfrytëzimit të linjës 400 kilovoltëshe me Shqipërinë kanë bërë bashkë pushtet e opozitë, duke kërkuar që Kosova të nisë menjëherë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, raporton KTV, raporton KTV.

Deputetë të dy taborëve kanë kërkuar që të gjendet mënyra për të dënuar shtetin fqinj, pasi nga mosrealizimi i dy marrëveshjeve, Kosova po vazhdon të humbë shumë para.

Këto kërkesa u adresuan në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku ishte thirrur për të raportuar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Por, një kërkesë e tillë ka pak gjasa të realizohet, vetëm nëse organet e larta shtetërore marrin një vendim tjetër.
E njëjta ka pranuar se kanë rënë investimet e jashtme dhe është rritur numri i kompanive që po shuhen, por ka thënë se për këtë nuk duhet akuzuar vetëm kjo ministri, pasi edhe të tjerat kanë përgjegjësi në këtë proces.

Sa i përket Brezovicës, nuk e ka përjashtuar mundësinë që letrat e Gjuriqit të kenë ndikuar te kompanitë.
Pavarësisht raportit të prezantuar, i njëjti është quajtur i mangët dhe të gjithë anëtarët e këtij komisioni adresuan një numër të madh të ankesave ndaj punës së ministres, për çka kjo e fundit nuk e priti fare mirë.


Ministrja Bajrami thotë se nuk mund t’i bëhet... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...