Krejt çfarë ndodhi sot në takimin rreth demarkacionit dhe draft – deklaratës për vizat [video]

25 Tetor 2016 - 19:10      

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i liderëve, i iniciuar nga Naim Rashiti i Grupit ballkanik për politika, raporton KTV.

Megjithëse ishte pritur që takimi të përfundonte me nënshkrimin e një deklarate nga të gjithë liderët për një rrugëzgjidhje për demarkacionin, pas dy orësh përfundoi pa rezultat.
Të pranishëm në takim kanë qenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it e përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

I pari takimin i nervozuar e ka lëshuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Më vonë, nga takimi doli përfaqësuesja e BE-së, Natalia Apostolova, e ambasadori amerikan Greg Delawie, por asnjëri nuk foli për media.

Por, brenda në takim të dy kanë kërkuar nga pozita e opozita që të arrijnë një marrëveshje, sepse Kosovën e presin shumë procese përpara.
Jakup Krasniqi i Nismës tha se koalicioni qeverisës nuk është i interesuar për zgjidhje, porse ka lënë të hapur mundësinë për takime të tjera.

Lideri i Vetëvendosjes tha se partitë në pushtet kanë ndryshuar qëndrim brenda natës, prandaj nuk pati marrëveshje.
Kryeministri Isa Mustafa njëherësh lider i LDK-së nuk ka dashur të flasë vetë, por në emër të tij ka folur Arban Abrashi.
Sipas Abrashit, ka presion të madh nga BE-ja për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin.

Ky nuk ishte takimi i parë i këtij niveli, ndërsa tash takimet pritet të vazhdojnë në nivelin teknik e në nivel ekspertësh në tentim për të arritur një marrëveshje.


Krejt çfarë ndodhi sot në takimin rreth... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...