25 Tetor 2016 - 19:07
Në krye të kësaj akuze është ish-deputeti i PDK-së Azem Syla.
Sipas Prokurorisë, ish-komandanti i UÇK-së konsiderohet si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore.
Të akuzuar janë edhe Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës dhe Shpresim Uka, i dënuar në njërin nga rastet ‘Bllaca’.
Prokuroria ka vendosur që rastin ta ndajë në dy grupe.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, grupi i organizuar kriminal ka qenë aktiv prej vitit 2006 dhe ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë.
Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal, përmes veprimtarive kriminale si falsifikim i vendimeve dhe dokumenteve tjera zyrtare, mashtrim dhe veprime korruptive, kanë keqpërdorur pronësinë e pronave, kryesisht në Çagllavicë, në dalje të Prishtinës.
Por, avokati i tij ka thënë se tani pas ngritjes së aktakuzës nuk ka arsye që Syla të mbahet në paraburgim.
Prokuroria ka njoftuar se një pjesë e konsiderueshme e parcelave të tokës janë konfiskuar dhe tani janë nën menaxhim të Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Prokuroria Azem Sylën e konsideron udhëheqës të... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...