25 Tetor 2016 - 19:05
Ai e ka zyrtarizuar dorëheqjen nga ky post, një ditë pasi që Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Drenica 2’.
Pas dorëheqjes së tij, Drenasi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme .
I dënuar me 3 vjet burgim, Demaku vazhdon të besojë se ai dhe shokët e tij të luftës u dënuan bazuar në deklaratat e një dëshmitari mashtrues. Andaj paralajmëroi se do të kërkojë pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg.
Vendimi i gjykatës së Apelit e shtyu edhe anëtarin tjetër të familjes Demaku të tërhiqet nga pozita e deputetit të PDK-së.
Për shoqatat e dala nga lufta, vendimi i Gjykatës së Apelit zbeh edhe më shumë besimin në institucionet e drejtësisë.
Nga ana tjetër, banorët e Drenasit, të cilët Nexhat Demaku i udhëhoqi për tri mandate, janë të bindur se ai u dënua padrejtësisht për krime lufte.
Me gati 50 vjet burg, Gjykata e Apelit, një ditë më parë, konfirmoi dënimin e shkallës së parë për 10 të dënuarit në rastin ‘Drenica 2’.
Të gjithë të dënuarit ngarkoheshin me 2 pika të akuzës për krime lufte që, sipas aktakuzës, ndërlidhen me keqtrajtimin e të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Likoc.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...