Rama, asnjë deklaratë për deklaratat në Beograd

25 Tetor 2016 - 17:47      

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili gjatë ditës ka qëndruar në Kosovë, nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Ndonjë deklaratë lidhur me këtë vizitë të kryeministrit të Shqipërisë nuk e ka dhënë asnjë përfaqësues i shtetit të Kosovës.

Gjatë ditës Rama është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Pas këtij takimi Rama erdhi deri në hotelin Swiss Diamond ndërroi rrobat dhe doli së bashku me ekipin e tij që e shoqëronte.

Derisa doli nga hoteli kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën në Beograd, mirëpo ai nuk u përgjigj, transmeton kp.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Kosovë por nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...