Kosova kërkon investime direkte nga Luksemburgu

25 Tetor 2016 - 16:43      

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ministrin e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, Romain Schneider, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Schneider për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Duke e vlerësuar pozitivisht nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, Hoxhaj ka potencuar nevojën që në të ardhmen ndihma nga Luksemburgu të kalohet në investime.

“Ekziston nevoja që përkrahja nga Luksemburgu të kalohet nga donacionet në investime prej kompanive të Luksemburgut dhe që të thellohet bashkëpunimi bilateral sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Hoxhaj, derisa ka kërkuar nga ministri Schneider vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për integrimet euroatlantike të Kosovës dhe shtimit të njohjeve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër ministri Schneider ka theksuar se përkrahja e Luksemburgut do të vazhdojë tashmë duke u koncentruar në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e shtetit në rrugën evropiane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...