25 Tetor 2016 - 16:35
Sipas Kushtetueses, Gjykata nuk mund të vendosë nëse lënda nuk është ngritur para gjykatës në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara.
“Gjykata ka vlerësuar se nuk është përmbushur obligimi kushtetues lidhur me natyrën juridike të aktit që mund të kontestohet sipas nenit 113.5 meqë parashtruesit e kërkesës nuk kontestojnë ndonjë ligj apo ndonjë vendim të miratuar në Kuvendit, por kanë kontestuar paragrafët 2, 3 dhe neni 4 të Udhëzimit Administrativ të nxjerrë nga Ministria e MPMS-së”, thuhet në vlerësimin e Kushtetueses.
Kushtetuesja sot ka hedhur postë edhe kërkesën tjetër të Listës Serbe që ka kontestuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, të cilin kjo listë e vlerësonte si shumë të rëndësishëm për komunitetin serb.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...