Zyra e Prokurorit Disiplinor kërkon të jetë jashtë Ministrisë dhe Pallatit të Drejtësisë

25 Tetor 2016 - 15:39      

Deputetë të Kuvendit të Kosovës vizituan sot Zyrën e Prokurorit Disiplinor, ndërsa me drejtorin e saj, Zef Prendrrecaj, diskutuan për sfidat në zbatimin e ligjit dhe nevoja për adresimin e problemeve, që aktualisht ka sistemi i drejtësisë, thuhet në një njoftim për medie lidhur me këtë zhvillim.

Në vazhdën e takimeve të grupit punues të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjive nr.03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-033 dhe 05/L-094 dhe mbikëqyrjen e Ligjit nr. 03/L për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-035, deputetët Armend Zemaj dhe Albulena Haxhiu vizituan sot Zyrën e Prokurorit Disiplinor, për t’u takuar me drejtorin e kësaj zyre, z. Zef Prendrrecaj, dhe prokuroren disiplinore, znj. Hasime Osmani.

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës thanë së përveç mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, kanë synim krijimin e një raporti të ri me institucionet e sistemit të drejtësisë, që do t’i shërbente ndërtimit të një sistemi të drejtësisë sa më funksional dhe profesional.

Më pas, anëtarët kanë shprehur interesimin e tyre lidhur me punën e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, dhe proceset që janë zhvilluar dhe pritet të zhvillohen, e që i shërbejnë zbatueshmërisë së ligjeve të KGJK-së dhe KPK-së.

Në këtë takim u diskutua për sfidat në zbatimin e ligjit në përgjithësi dhe nevojat për adresimin e problemeve që aktualisht ka sistemi i drejtësisë. Mungesa e buxhetit ishte shqetësimi kryesor që u ngrit nga drejtori i Zyrës Disiplinore z. Zef Prendrrecaj, duke pohuar se me këtë buxhet që ka Zyra e Prokurorit Disiplinor, është vështirë i përballueshëm adresimi i sfidave, ndaj është e nevojshme rritja e numrit të prokurorëve dhe e stafit profesional. Gjithashtu shqetësim tjetër, që u ngrit nga z. Prendndrecaj, ishte nevoja urgjente për një objekt të veçantë për këtë institucion. Me këtë rast është kërkuar që mos të jenë në një objekt me prokurorët dhe gjyqtarët, duke tërhequr vëmendjen se kjo mund të shkaktojë keqkuptime me qytetarët në raport me punën që bën kjo zyrë. Po ashtu në kuadër të procesit të hartimit të projektligjeve të sistemit të drejtësisë që po bën ministria gjegjëse, z. Prendndrecaj kërkoi që Zyra e Prokurorit Disiplinor të mos jetë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, por të jetë pranë Kryeprokurorit të Shtetit, ose të themelohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...