
25 Tetor 2016 - 14:58
OVL e UÇK-së nëpërmjet një komunikate për media shpreh indinjatën për dënimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së.
“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim.
Sipas OVL të UÇK-së, edhe Gjykata e Apelit, me konfirmimin e dënimit që ka dhënë më herët Gjykata Themelore e Mitrovicës, “për të ashtuquajturat krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”, dëshmon qartë se ka përpjekje të vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, ndërkohë që me krimet dhe gjenocidin që e ka shkaktuar pushtuesi, lëre që nuk po merret askush, por edhe e kanë amnistuar”.
“Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare, sepse tek ne, si askund në botë, prokurori e gjyqtari bëhen gazetarë, ndërsa gazetarët bëhen prokurorë e gjyqtarë”, thuhet në reagim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...