25 Tetor 2016 - 14:41
Kështu thuhet në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vendimin e Gjykatës së Apelit për konfirmim të dënimeve në rastet e ashtuquajtura “Drenica 1” dhe “Drenica 2” e quan “vendim skandaloz” ndërsa thotë se “janë pjesë e fushatës denigruese ndaj UÇK-së, e cila për qëllim përfundimtar ka përgatitjen e kushteve për krijimin e Gjykatës Speciale”.
“Kjo vjen pikërisht nga EULEX-i, i cili nuk e njeh as luftën çlirimtare dhe as pavarësinë e Kosovës dhe, njëkohësisht, nuk i jep llogari as institucioneve të shtetit e as qytetarëve të Republikës sonë. Përpjekjet e tilla për njollosjen dhe kriminalizimin e luftës së popullit të Kosovës për liri e çlirim, janë të pashkëputshme nga përpjekjet për rehabilitimin e krimeve të organizuara dhe sistematike që kreu Serbia në Kosovë. Gjykata Speciale që do të ketë mandat për ta gjykuar UÇK-në edhe për gjenocid, është krijesë e iniciuar nga Serbia dhe e pranuar nga qeveria jonë servile, në funksion të ndryshimit të së vërtetës historike për krimet e Serbisë ndaj popullit tonë dhe për luftën tonë çlirimtare”, thotë Vetëvendosje, raporton Koha.net.
Lëvizja Vetëvendosje “dënon ashpër vendimet e fundit të Gjykatës së Apelit” dhe çdo veprim të tillë që ka synim “njollosjen, degradimin dhe kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare”.
“Ne insistojmë që të gjitha rastet individuale të krimeve që mund të kenë ndodhur, duhet të trajtohen nga gjykatat tona vendore ashtu siç trajtohen të gjitha krimet ordinere, dhe në asnjë mënyrë të krijojmë gjykata ndërkombëtare që kanë synim ndërkombëtarizimin e tregimit të rrejshëm të Serbisë mbi gjoja pa pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përfundon reagimi i Vetëvendosje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...