Hyseni kërkoi mbështetje nga Beligjika për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL

25 Tetor 2016 - 14:35      

Prishtinë, 25 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Jean Louis Servais.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, si në rrafshin politik, por edhe në atë të koordinimit të aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.

Me këtë rast ministri Hyseni vuri në pah përkrahjen që ka dhënë Mbretëria e Belgjikës për Republikën e Kosovës, veçanërisht në procesin e integrimeve euro-atlantike. Në veçanti ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL, transmeton Koha.net.

Ndërsa shefi i Zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Jean Louis Servais, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve. Ai tha se Mbretëria e Belgjikës edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike. Po ashtu ai vlerësoi punën e Policisë së Kosovës dhe theksoi se Mbretëria e Belgjikës përkrahë plotësisht anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...