Foto: Koha / arkiv

Demaku zyrtarizon dorëheqjen, kërkon pezullimin e “vendimit absurd”

25 Tetor 2016 - 14:08      

“Ata që duhet ta thonë të vërtetën, e kanë thënë të pavërtetën. Dënimi i Grupit të Drenicës nuk është bazuar në provat që i kemi. 10 persona dënohen me një dëshmitar mashtrues, ky është vendim absurd. Do të kërkojmë pezullimin e vendimit të gjykatës derisa të marrim një përgjigje nga Gjykata Supreme”.

Kështu ka deklaruar Nexhat Demaku gjatë konferencës për media ku ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga ky post, raporton KTV.

Kujtojmë se dje, Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtinë ka sjellë aktgjykimin në rastin “Drenica II”, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar.

I vetmi ndryshim në këtë vendim është se Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar.

Avokati i Selimit, Tomë Gashi bën të ditur se përveç Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim.

Apeli po ashtu ia ka konfirmuar dënimet Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj të dënuar me nga tri vjet burg, ndërsa edhe Fadil Demakut dhe Nexhat Demaku iu është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...