Foto: Koha / ilustrim

Kushtetuesja pezullon “Vettingun” dhe e dërgon në Venecia

25 Tetor 2016 - 13:10      

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar ligjin e “Vettingut” dhe do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim për ligjin në fjalë para se të dalë vetë me një vendim përfundimtar për të.

Ky është vendimi i marrë nga trupa prej nëntë gjyqtarësh e gjykatës më të lartë në vend, pas shqyrtimit të ankimimit të dorëzuar në këtë institucion nga ana e Partisë Demokratike.

Krahas deklarimit të ligjit të “Vettingut” si antikushtetues, Partia Demokratike kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë pezullimin e zbatimit të ligjit ndërsa kërkohet një opinion edhe nga Komisioni i Venecias,  raporton TopChannel.

Për opozitën, ligji i Vlerësimit bie ndesh me Kushtetutën në disa aspekte dhe se organet e reja të vlerësimit vihen nën mbikëqyrjen e kontrollin e Qeverisë, pasi telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Krahas opozitës, Kushtetueses iu drejtua edhe Unioni i Gjyqtarëve, që një ditë më parë kërkoi që kërkesa e tyre t’i bashkohet asaj të PD si palë e interesuar.

Ligji i Vettingut u miratua më 30 gusht me 88 vota të mazhorancës, ndërkohë që opozita braktisi sallën. Ligji hyri në fuqi në heshtje, pasi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani as e dekretoi dhe as e ktheu atë për rishqyrtim në Kuvend, por një ditë pas hyrjes në fuqi, Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pezullimin e ligjit dhe marrjen e një opinioni nga Venecia për të. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...