“Mos hiq dorë nga e drejta jote për trashëgimi dhe e drejta e pronës”

25 Tetor 2016 - 12:26      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka marr pjesë në Konferencën me temë “Procesi i trashëgimisë – zvogëlimi i informalitetit dhe garantimi i të drejtave pronësore të gruas në Kosovë”, mbështetur nga USAID - programi i të Drejtave Pronësore.

Hoxha ju shprehu mirënjohje zyrtarëve të përfshirë në përmirësimin e infrastrukturës me qëllim të fuqizimit dhe garantimit të të drejtave të gruas duke përfshirë në planin legjislativ ndryshimet e ligjit me qëllim të rregullimit dhe avancimit të kësaj fushe, të ndjeshme dhe të domosdoshme.

Njëkohësisht falënderoi edhe Ambasadën e SHBA-së, Ambasadorin Delawie dhe USAID-in, që temën e të drejtave pronësore të grave e trajtuan me prioritet.

“Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, një gruaje njëjtë si një burri, i garantohet e drejta në pronë, e drejta në trashëgimi. Çështje thelbësore është pyetja: Pse gruaja heq dorë nga diçka që i takon ligjërisht”, theksoi ministrja.

Ajo vazhdoi duke theksuar se avancimi i të drejtave të grave në pronë nuk mund të trajtohet ndaras nga fenomenet tjera sociale dhe ekonomike dhe heqja dorë nga pasuria është e drejtë e secilit, mirëpo, kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në shkëputje të grave nga kjo e drejtë.

“Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, të barazisë dhe fuqizimin e gruas dhe të drejtave të saj, kjo fushë do të jetë një nga prioritetet e mandatit tim, andaj, jam krenare që sot po kontribuojmë bashkë me këtë aktivitet duke i shërbyer këtij qëllimi”, tha Hoxha.

Ministrja theksoi po ashtu se ligjet që nuk zbatohen nuk kanë vlerë dhe përmendi faktin se përmirësimi i legjislacionit dhe zbatimi i tij është vetëm hapi i parë drejtë arritjes së rezultateve konkrete. Njëkohësisht ajo theksoi se është e përkushtuar që të fuqizohet zbatimi i legjislacionit, ndërsa në kuptim të ndërtimit të mekanizmave ligjor mbrojtës të kësaj barazie, do të ofrohet mbështetjen e duhur institucionale.

Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha ju drejtua të pranishmëve me fjalët se kjo temë e hapur sot si problematikë dëshmon përkushtimin tonë ndaj realizimit të barazisë për pronën dhe për trashëgiminë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...