Foto: Koha / ilustrim

Hoti: Drejtori i Doganës do të zgjidhet vetëm në bazë të meritës dhe profesionalizmit

25 Tetor 2016 - 12:17      

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se javën që shkoi, ministria që ai drejton e ka anuluar konkursin për Drejtor të Doganës për, siç ka thënë ai, të bërë të mundur zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar nga Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.

Sipas kësaj marrëveshjeje, parashihet që ekspertët ndërkombëtarë do të angazhohen në mbikëqyrjen e procesit të zgjedhjes së drejtorit që nga fillimi.

“Përmes kësaj qasjeje, sigurohet transparencë e plotë në procesin konkurrues dhe përzgjedhje e drejtorit vetëm në bazë të meritës dhe profesionalizmit”, ka thënë Hoti, raporton Koha.net.

Ai ka siguruar të gjithë aplikantët se ky proces do të jetë model se si duhet përzgjedhur njerëzit në pozita të larta publike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...