Në saje të përgjimeve, policia pengoi aksionin simbolik të Vetëvendosjes në Pejë

25 Tetor 2016 - 10:28      

Lëvizja Vetëvendosje thotë se Policia e Kosovës ndaloi furgonin e tyre, i cili bartte zërimin për aksionin simbolik, që do të mbahet në komunën e Pejës. Patrulla, e cila ndaloi furgonin, ka përcjellë atë nga Prishtina, ndërsa ndalimin e ka bërë me arsyetimin se kanë urdhër nga lart që të ndalohet automjeti me këto targa, thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.

"Siç edhe po shihet, Policia e cila është shndërruar në instrument të klanit “Pronto”, po përgjon dhe po përcjell çdo aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje, ngjashëm siç veprohet nga regjimet autoritare me subjektet opozitare. Në vend që të luftojë strukturat paralele dhe grupacionet e tjera kriminale, kjo polici merr urdhër që të ndjekë automjetet e Vetëvendosjes", thuhet në reagimin e VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron këtë akt të papranueshëm dhe kundërshton të gjitha këto taktika policore, që janë karakteristikë e shteteve autoritare.

"Me këto veprime asesi nuk do të ndalet angazhimi ynë i përditshëm për çlirimin e shtetit dhe për ndërtimin e një Republike demokratike të qytetarëve", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...