
25 Tetor 2016 - 09:15
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ngritje të lehta në dy vlerat ekstremale, nga 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.
Ndërsa nga pasditja e së mërkurës deri të premten do të ketë kushte tjera meteorologjike. Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.
Temperaturat do të ulen dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do të shënojnë edhe vlera zero. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...