Afër pajtimi për demarkacionin

25 Tetor 2016 - 07:30      

Është afër dakordimit një deklaratë që pret firmën e liderëve kryesorë politikë, me të cilën synohet të marrë rrugëzgjidhje çështja e shënimit të kufirit me Malin e Zi.

Midis të tjerash, draftdeklarata flet për mekanizma që do të krijohen për ta adresuar demarkacionin, shkruan sot Koha Ditore.

Prej muajsh, dokumenti është në negocim nga eksponentë të subjekteve kryesore parlamentare, të cilët kanë zhvilluar disa takime me ndërmjetësimin e Naim Rashitit, drejtor për Kosovë i Grupit për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit.

Deklarata pritet të finalizohet të martën, për të cilën ditë është thirrur takimi i radhës. Ndryshime thelbësore janë bërë në versionin e fundit të saj, krahasuar me atë paraprak që është publikuar muajin e shkuar. (“Koha Ditore” ka siguruar të hënën një kopje të draftit, ndërsa detajet mund t’i lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...