25 Tetor 2016 - 07:13
Kjo, pasi Ministria e Integrimeve Evropiane që nga 9 shtatori ka mbetur “pa zot shtëpie”, që kur ish-ministri Bekim Çollaku kishte ndërruar pozitën, duke kaluar në Zyrën e presidentit, si shef i kabinetit, shkruan sot Koha Ditore.
E pas Çollakut këtë ministri e braktisi edhe zëvendësministri i vetëm, Ramadan Ilazi, i cili ka nisur studimet e doktoraturës jashtë vendit.
Nga 1 nëntori, Ilazi pritet ta udhëheqë Institutin e brendshëm politik të PDK-së, themelimi i të cilit u bë i ditur më 17 shtator.
Megjithëkëtë, kryeministri Isa Mustafa ende nuk e ka emëruar askënd në këto pozita, e nuk ka caktuar as një ushtrues detyre të ministrit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...