
24 Tetor 2016 - 22:36
LEXOJENI EDHE KËTË
Vuçiq flet për “disa persona” të arrestuar në Beograd që punonin kundër Malit të Zi
Në pyetjen se si e komenton faktin që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte në Trepçë, kryeministri serb ironizoi: “Hajt pyetni prapë se ku ishte Mustafa?” – transmeton raportimin e medieve serbe, Koha.net.
“Në Trepçë”, tha gazetari i AP-së.
Pastaj Vuçiq prapë pyeti: “Ku ishte?”
Fillimisht përgjigjja ishte – në fabrikë, ndërsa pas përsëritjes së pyetjes, përgjigjja ishte – në minierë.
“Do të thotë në Trepçë në pjesën jugore të Mitrovicës. Njerëzit ta dinë se nuk ishte në pjesën tonë”, tha kryeministri serb.
“Ka qenë në pjesën e cila qysh në vitet e nëntëdhjeta kontrollohet nga shqiptarët, ta sqaroj se nuk është shëtitur në pjesën tonë”, u shpreh Vuçiq.
“Se kur do ta vizitojë Trepçën në veri, nuk e di as vetë Mustafa... Parapëlqejnë t’ia “fusin kot” çdo ditë edhe ai edhe Edita Tahiri...”
Ndërkaq në pyetjen se si e komenton atë që tha Mustafa se për Trepçën do të bisedohet vetëm në Prishtinë, Vuçiq u përgjigj: “E po mirë, unë iu besoj, por do ta pyesja Mustafën se kur do ta vizitojë ai pjesën veriore të Trepçës?”
“Ne”, tha ai, “do të provojmë të bisedojmë për çdo gjë, dhe besoj se ata do të kuptojnë se nuk bëhet ashtu gjithçka me forcë, ashtu siç kanë planifikuar”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...