Rexhep Selimi i shkruan Sulltanit: Mbaju vëlla se s’kanë çka bëjnë më shumë

24 Tetor 2016 - 20:37      

Deputeti Rexhep Selimi, ka komentuar në profilin e tij në Facebook vendimin e Gjykatës së Apelit, që ia konfirmuar dënimin kushëririt të tij, Sylejman Selimit, duke ia zbritur vetëm për një vit dënimin me burg.

“Sylë, je më i madh se çdo lloj dënimi! Nga prita në pritë, nga sfida në sfidë. Kështu paska qenë rruga jonë! Mbahu vlla se s’kanë çka bajnë ma shumë se kaq”, ka thënë Selimi, përcjell Koha.net.

Gjykata e Apelit ka vendosur ta ndryshojë vendimin për ish- komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin, duke e ulur dënimin nga 8 në 7 vjet burgim.

Përndryshe, aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Drenica 2’ është vërtetuar nga Gjykata e Apelit, duke e vërtetuar dënimin prej 6 vjetësh burgim për Isni Thaçin, Zeqir dhe Jahir Demakun, raporton KTV. Dënimi prej 3 vjetësh burgim u është konfirmuar edhe Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demës, si dhe Fadil e Nexhat Demakut.

Të gjithë të dënuarit ngarkoheshin me 2 pika të akuzës për krime lufte që, sipas aktakuzës, ndërlidhen me keqtrajtimin e të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Likoc. Lexo më shumë

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...