24 Tetor 2016 - 20:31
Këtë e ka bërë të ditur për Ksp, Nexhat Demaku, i cili ka thënë se po ashtu do të japë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës së PDK-së në Drenas.
E pas dorëheqjes së Fadil Demakut nga pozita e deputetit, vendin e tij do ta zë Nehat Baftiu.
Sipas listës së KQZ-së, Baftiu është i pari në listën e pritjes së PDK-së. Ai në zgjedhjet e fundit mori 8087 vota.
Bafriu me profesion është anesteziolog dhe vjen nga Komuna e Ferizajt.
Apeli ua ka konfirmuar dënimin edhe dy vëllezërve tjerë Zeqir dhe Jahir Demaku me nga 6 vjet burg, Isni Thaçit me 6,5 vjet burg, Sylejman Selimit ia kanë zvogëluar një vit burg në 7 nga 8 që ishte dënuar si dhe vëllezërve Demaj, Bashkim, Driton, Selman dhe Agim Demaj me tri vjet burg.
Të gjithë këta janë dënuar për krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...