24 Tetor 2016 - 19:34
“Me shqetësim e kemi pranuar njoftimin se kolegu Kërquki ka pranuar qindra kërcënime me jetë pas transmetimit të emisionit autor i së cilit është pikërisht ai”, thuhet në reagim.
Për AGK-në, është i patolerueshëm fakti kur në qindra komente kërkohet vrasja e Kërqukit si dhe të pjesës tjetër të stafit realizues të emisionit.
“Po ashtu dënojmë nisjen e një fushate nëper rrjetet sociale në të cilat përdoret fotografia e kolegut Leonrad Kërquki e që i janë vendosur tre plumba në ballë”, thuhet në reagim.
AGK, fton autorët e emisionit që t’i denoncojnë të gjitha këto kërcënime në polici duke e siguruar stafin e këtij mediumi se do t’i përcjell në mënyrë të vazhdueshme veprimet e institucioneve të sigurisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...