24 Tetor 2016 - 19:25
Nga Mitrovica e Veriut, ajo ka thënë se shpreson që shumë shpejt nuk do të ketë më Mitrovicë të Veriut dhe të Jugut, por vetëm qyteti i Mitrovicës.
Apostolova, e cila gjatë ditës ka mbikëqyrur tri projekte të financuara nga BE-ja, në pjesën veriore të qytetit, është shprehur optimiste se shumë shpejt do të përfundojë projekti i rivitalizimit të urës së ‘Ibrit’.
Ky projekt, sipas saj, do të ndikojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy pjesëve të qytetit.
“Fillimisht më lejoni të them se shpresoj që shumë shpejt nuk do të flasim më për Mitrovicën veriore apo Mitrovicën jugore, por do të flasim për Mitrovicën dhe kjo është dëshira ime më e madhe dhe shpresoj që kjo do të jetë simbolika e integrimit të këtij qyteti të rëndësishëm”, Natalya Apostolova, shefe e BE-së në Kosovë.
Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, gjatë gjithë kohës, Kosovës i është referuar me termin “Kosovë e Metohi”, derisa e ka quajtur provokim të pastër pyetjen e gazetarëve nëse do të lejojë ose jo ndërtimin e xhamisë së Ibrit.
Por, ai ka theksuar se nuk është kundër ndërtimit të objekteve fetare të shkatërruara gjatë luftës.
“Unë kam qenë i qartë dhe përsëri do të përgjigjem kur për mua të keni pyetje konkrete dhe këtë pyetje po e konsideroj si provokim simpatik, pasi që këtu jemi sot për të hapur tri projekte të BE-së. Andaj, d’ju lusja që t’i përmbaheni temës. Pajtohemi që duhet të ketë diskutime për këtë temë, xhaminë dhe normal që komuniteti serb nuk ka asgjë kundër rinovimit të të gjitha objekteve fetare që janë rrënuar gjatë kohës së luftës në Kosovë e Metohi”, ka thënë Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut.
Rakiq madje ka thënë se vija administrative ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka një marrëveshje për këtë.
Apostolova tha se erdhi në Veriun e Mitrovicës për të parë se si po ecën investimi prej 38, 5 milionë eurosh i Bashkimit Evropian në tri projekte, atë të rindërtimit të Shtëpisë së Shëndetit, projekti "Mitrovica e Gjelbër”, si dhe ndërtimi i stacionit të ri të autobusëve në pjesën veriore të Qytetit.
Shefja e re e BE-së, e cila ka një muaj në krye të këtij misioni, ka takuar edhe katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Aposotolava në Mitrovicë flet për bashkimin e... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...