
24 Tetor 2016 - 19:17
Ndërkohë, që ka deklaruar se është e drejtë e gjithsecilit që të ankohet, por ka thënë se ministrat serbë nuk janë të thirrur për të mbajtur takime në Bruksel për ‘Trepçën’, pasi kjo temë është e mbyllur, raporton KTV.
Në vizitën e bërë ‘Trepçës’, Mustafa ka thënë se me ligjin e ri është bërë e mundur që kësaj ndërmarrjeje dhe minatorëve t’u krijohet një ardhme më e mirë.
Nga ana tjetër, menaxhmenti i ‘Trepçës’ në jug ka premtuar punë dhe përkushtim pasi ligji të hyjë në fuqi.
Kryeministri Mustafa ka pasur takim edhe me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilit i ka premtuar më shumë buxhet dhe ndihmë në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, si dhe në përballimin më të lehtë të nevojave të banorëve të shpërngulur nga veriu në jug.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...