Veseli flet sërish për zgjedhje, Mustafa thotë se ato mbahen më 2018 [video]

24 Tetor 2016 - 19:13      

Mundësia e zgjedhjeve të parakohshme sërish është përmendur nga partia më e madhe në pushtet, pavarësisht pse kreu i PDK-së po e paraqet si të fortë e stabil koalicionin qeverisës.

Kadri Veseli thotë se nuk bëhet kiameti nëse shkohet në zgjedhje para 2018-ës, por thotë se për këtë duhet të ketë konsensus mes të gjitha partive, raporton KTV.

Por, me opozitën aktuale Veseli thotë se është problem të ketë kompromis.

Kreu i LDK-së, që është në krye të qeverisë, thotë se zgjedhjet do të jenë në 2018-ën.

Ndërsa, shefi i deputetëve të LDK-së thotë se qeveria nuk është vetëm e një partie politike, por e koalicionit.

Partitë opozitare kërkojnë që sa më shpejt të jetë e mundur të shpallet data e zgjedhjeve.

Për herë të parë mundësinë e zgjedhjeve kryeparlamentari e kishte deklaruar në ‘Kohën Ditore’, duke e lënë të hapur mundësinë që rrugëdalja për demarkacionin të kërkohet edhe nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.


Veseli flet sërish për zgjedhje, Mustafa thotë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...