Veseli, Tërnava e Gjergji në 200 vjetorin e lëvizjes Protestane mes shqiptarëve

24 Tetor 2016 - 18:53      

Lëvizja Protestante Shqiptare paraqet periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe ngritjen e kombit, u tha të hënën në shënimin e 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes Shqiptarëve.

Kjo ceremoni u organizua nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, ku të pranishëm ishin kryeparlamentari Kadri Veseli, Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dod Gjergji dhe të tjerë.

Pastor Driton Krasniqi, tha se Lëvizja Protestante erdhi me vonese tek ne, sot duam të nderojmë ata që kanë shpërnda Ungjillin gjithandej, duam të nderojmë për krijimin e kësaj Lëvizje si dhe krijimin e manastirit.

“Besimi ynë i brendshëm duhet të përhapet duke iu ndihmuar të tjerëve”, tha ai, përcjell KSP.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ashtu siç kjo natë e sotme ka një mesazh të mirë, kemi edhe përfaqësues të Kishës dhe Bashkësisë Islame.

“Kjo Lëvizje paraqet periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe ngritjen e kombit tonë, hartuan platformën tonë kombëtare. Ne mburremi me besimet tona dhe nuk do të lejojmë keqpërdorime me to. Ardhmëria jonë varet nga besimi ynë. Poshtërsitë politike janë të shumta por ne do i kapërcejmë me bindjet tona”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...